Vitia: Unë synoj ta bëj Prishtinën si Tiranën, Rama si Dubain

Prishtina

Vitia: Unë synoj ta bëj Prishtinën si Tiranën, Rama si Dubain

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:01
Pamje nga debati Rama-Vitia

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, tha se pajtohet që programi i kundërkandidatit të tij të LDK-së, Përparim Rama, duket bukur por s’ia merr mendja se është i realizueshëm.

“Projekte mirë të dukura në rendera që duken sinqerisht mirë. Kur jemi te reklamat po të ishte garë reklamash sigurisht do të isha nga fundi. Por kur vjen puna të programi, është një program mos ta quaj si fontanë dëshirash. Por, synimi ynë në planin tonë është me zgjidhje konkrete dhe shkon drejt asaj që Prishtinën ta bëj të krahasueshme me kryeqytetet afër si me Shkupin, Tiranën ose me kryeqytete tjera të rajonit, por jo me Dubai. Të gjitha që janë paraqitur nga Rama që thotë se janë të kostuara,por nga ato që kam parë shumica thuhet se do të merren nga fondet IPA, por dihet se ato fonde nuk janë prapa dere”.

Rama iu përgjigj se projektet e tij janë të adaptueshme për lagjet e Prishtinës dhe për të sanuar kaosin, por se nuk e di pse Vitisë po i duket si për Dubain.

“Pse të duket Dubai?”, tha Rama në Rubikon.

“Në gjithë renderet tuaj që i keni prezantuar është një sfond i një qyteti që duket si Dubai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat