A do të ndikojë LDK-ja në vendimet e tij? Rama i përgjigjet Vitisë

Prishtina

A do të ndikojë LDK-ja në vendimet e tij? Rama i përgjigjet Vitisë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:37
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për Prishtinën Përparim Rama e ka thumbuar kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosja Arben Vitia duke i thënë se për dallim prej tij ai i merr vendimet vetë.

“Jam kandidat për kryetar të Prishtinës dhe si kryetar i Prishtinës jam i zgjedhur prej popullit dhe vendimmarrja bëhet nga unë. Asambleja Komunale është e ndarë në parti të ndryshme”.

“Projektet tona janë projekte të cilat do të bëjnë zgjidhje të problemeve të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh partitë politike. Më vjen keq që e politizoni aspektin e zgjidhjes së problemit jetësor të qytetarëve të Prishtinës dhe e ndërlidhni me rëndësinë e partisë politike”.

“Unë, përkundër teje, marr vendime vetë. Nuk e pyes askënd lart, por marr vendime vetë. Vendimet e mia janë që stafi im të jetë profesional, të ketë aftësi menaxheriale dhe s’ka lidhje a janë të LDK-së, Vetëvendosjes, PDK-së, ose partive të tjera. Stafi do të jetë profesional, sepse ideja është për të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.

Rama që po përballet me Vitinë e pati këtë përgjigje pasi kundërkandidati i tij nga Vetëvendosja e vuri në dyshim se ai do të mund të marrë vendime pa u ndikuar nga LDK-ja.

“Unë kam qenë për pesë vjet në Komunën e Prishtinës dhe i di përballjet me Asamblenë Komunale dhe pa suportin politik nga LDK-ja e keni të pamundur që t’i realizoni shumicën e projekteve. Me atë që ka bërë LDK-ja në degradimin e Prishtinës për shumë vjet sinqerisht është vështirë të besohet se do të shtyhen përpara projektet, që nuk dyshoj se i keni për të mirë, dhe nuk kam asnjë dyshim se do të jenë vetëm pengesë nëse nuk do të shkoni në linjat që janë nga subjekti juaj politik”, ka deklaruar Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat