Kështu do të jetë dita e parë e punës e Përparim Ramës dhe Arben Vitisë nëse zgjedhën kryetar

Prishtina

Kështu do të jetë dita e parë e punës e Përparim Ramës dhe Arben Vitisë nëse zgjedhën kryetar

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:37
Arben Vitia, Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, ka treguar se si do të jetë dita e parë e punës nëse ai zgjedhjet kryetar i kryeqytetit.

Ai në Rubikon në përballjen ekskluzive me kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje Arben Vitia, tha se detyra e parë që do ta bëj është që ta takojë stafin e komunës dhe të ju tregojë atyre për programin dhe misionin që ka ai si kryetar.

“Dita e parë e punës është ditë me rëndësi shumë të madhe që do ta shfrytëzojë që ti takojë të gjithë stafin e komunës dhe të ju prezantojë programin tonë dhë misionin tonë për ndryshimin rrënjësor të Prishtinës për luftën ndaj kaosit urban dhe gjërat që duhet ti zbatojmë së bashku”.

“Dhe po ashtu atyre të ju tregojë se janë reprezentues apo ambasadorë të komunës. Ata janë shërbëtorë dhe kryejnë shërbime për komunën e Prishtinës. Mirësjellja fillon prej komunës të gjithë qytetarët duhet të trajtohen njëjte. Duhet të jemi të hapur dhe të transparentë”.

Po ashtu edhe kundërkandidati i tij Arben Vitia, foli për punët e para që do t’i kryejë nëse ai bëhet kryetar i Prishtinës.

Vitia tha se puna e parë që do ta bënte është që sa më shpejtë të përfundojë rruga “Muharrem Fejza”.

“Kam qenë edhe më herët aty. E njoh stafin dhe procedurat, dita ime e parë e punës dhe ora e parë e punës do të nis me shumë punë që duhet të kryhen nga e hëna. E ajo se çka do ta katalizojë e para është që të ndërtohen të gjitha mekanizmat që rruga “Muharrem Fejza” të përfundohet. Kurse projektet e tjera që kanë ndikim të drejtpërdrejt për shumë lagje, është që menjëherë të fillohen përgatitjet për “rrugën A” me kolektorin dhe shumë projekte që i kemi të gatshme”.

Të dy kandidatët ai nga radhët e LDK-së dhe ai i Vetëvendosjes do të garojnë përball njëri-tjetrit në balotazhin e 14 nëntorit, ku do të kërkojnë postin e kryetarit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat