Përfshihet nga zjarri shkolla ‘Hilmi Rakovica’, Policia jep detaje

Prishtina

Përfshihet nga zjarri shkolla ‘Hilmi Rakovica’, Policia jep detaje

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:56
Ilustrim

Është përfshirë nga zjarri shkolla fillore ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci ka konfirmuar rastin e përfshirjes së shkollës ‘Hilmi Rakovica’ në rrugën ”Aziz Zhilivoda” në Prishtinë rreth një orë më parë.

Sipas Burovcit arsyeja e zjarrit dyshohet të jetë nga oxhaku i ngrohjes së shkollës e më pastaj zjarri është përhapur edhe në një pjesë të kulmit të shkollës.

‘’Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës’’, konfirmoi Burovci.

Tutje bëri të ditur se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat