Arben Vitia: Prishtina sonte frymoi ndryshimin që do të jetësohet të dielën

Prishtina

Arben Vitia: Prishtina sonte frymoi ndryshimin që do të jetësohet të dielën

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:43
Përmbyllja e fushatës

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, në përmbyllje të fushatës për balotazhin e 14 nëntorit i ka falënderuar të gjithë ata aktivistë dhe vullnetarë që kanë qenë me të gjatë kësaj kohe.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Prishtina sonte frymoi ndryshimin që do të jetësohet të dielën”.

Vitia, në tubimin përmbyllës, ka thënë se zhvillimi i Prishtinës duhet të marrë vrull.

Por, sipas tij, assesi s’duhet të humbasë mikpritja dhe shpirti kreativ i prishtinasve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat