Rama thotë se me buxhetin e miratuar do të krijohen projektet

Prishtina

Rama thotë se me buxhetin e miratuar do të krijohen projektet

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:41
Përparim Rama

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se disa zonave të kryeqytetit do ti vihen konturat tani, ndërsa sipas tij rigjenerimi do të ndodhë me kohën.

Rama shpjegoi se me ekipin e tij gjatë periudhës tetë vjeçare presin të ketë përmirësim të madh në Prishtinë.

Tutje ai në emisionin Rubikon deklaroi se për një periudhë nëntë mujore me buxhetin e miratuar nga udhëheqja e kaluar do të krijohen projektet.

“Do të kemi konkurse ndërkombëtare ku marrin pjesë edhe studio të jashtme ndërkombëtare, po ashtu edhe të Kosovës dhe të regjionit, që do të merren me projektimin, planifikimin e ridefinimit të Qendrës, tjetri i lidhjes së Kodrës së Trimave  me qendër.”

“I kemi brenda periudhës kohore katër vjeçare edhe shkollat edhe rruga A, ndërlidhja e rrugës B me rrugën A do të ndodhë, unaza e mesme, pjesa perëndimore ajo e Veternikut që shkon nëpër Tregun e Madh, nëpër Shkabaj e Bërnicës së Poshtme që lidhet me rurgën për Mitrovicë, e po ashtu edhe me atë për Podujevë edhe ajo do të ndodhë. Ridefinimin e Qendrës që e kam cekë, ndërlidhjet e Qendrës me Arbëri, me Kodër të Trimave, Prishtina e Vjetër me Qendër, Kalabria me Dardaninë masnej nëpërmjet nënkalimit. Ridefinimi i Qendrës fillon tash, shenjëzimi, rishenjëzimi, që mundëson që qytetari të ketë qasje të lehtë e të lirë, e të mirë në Qendër. Po ashtu zhvillimi i Kodrës së Trimave i cili nëpërmjet një plani rregullativ detal do t’i vihet rigjenerimit total të asaj pjese, mirëpo ai rigjenerim fillon tash.” u shpreh Rama

Tutje i pari i kryeqytetit deklaroi se për katër vite do të ndërtojnë shtatë shkolla në lagjet përreth zonës qendër siç e quajti, si pjesë e procesit që i ndihmon trafikut.

“Programi ynë është edhe një program, shumë prej pikave të tyne që ndërlidhen drejtpërdrejt me zgjidhjen e problemeve të kaosit të trafikut, janë pjesë e programit tonë, investimeve që do të ndodhin brenda periudhës katër vjeçare.”

Tutje Rama tha nuk e merr si bagazh pjesën se me qeverisjen e tij në kryeqytet mund të ndikojë se si mund të dalë LDK në zgjedhjet qendrore, kur të mbahen.

Ai tregoi se fokusi i tij do të jetë 100% në komunën e Prishtinës dhe se misioni i tij është që ta transformojë kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat