Përveç rrymës shtrenjtohen edhe biletat e autobusëve lokal

Prishtina

Përveç rrymës shtrenjtohen edhe biletat e autobusëve lokal

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Linjat e autobusëve, 7 dhe 7A të cilat qarkullojnë në Prishtinë, i kanë shtrenjtuar biletat.

Nga kjo javë – udhëtarët që përdorin këto linja për të lëvizur nga Kolovica në zona të ndryshme të kryeqytetit – do të duhet të paguajnë 10 cent më tepër.

Nga 40 në 50 cent.

Kështu ka bërë të ditur një lexues i cili i frekuenton ato.

Sipas tij, shoferët e kanë arsyetuar rritjen e çmimit të biletës me ngritjen e çmimit të derivateve.

Linja 7A ka disa aksionarë që operojnë nën emrin e përbashkët “Vneshta Company”.

Kurse, ata të Linjës 7 janë ndaras.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat