​Prishtina me cilësi të ajrit të dobët

Prishtina

​Prishtina me cilësi të ajrit të dobët

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Ndotja e ajrit në kryeqytet është e njëjtë me atë të qyteteve të mëdha si Pekin, Mumbai dhe Nju Delhi. Sidomos në dimër, viset urbane përballen me episode të rënda të tymit dhe të mjegullës, të cilat janë të shkaktuara nga rritja e kërkesës për ngrohje, që kryesisht sigurohet nga djegia e karburanteve të ngurta. 

Nivelet e tilla të ndotjes së ajrit janë të pasigurta për popullatën e Kosovës prej 1.9 milionë banorë dhe shkaktojnë pasoja të dëmshme shëndetësore.

KP sot ka përcjellë monitorin për matjen e cilësisë së ajrit të cilët janë të vendosura në kryeqytet, e që në ditën e sotme ato e tregojnë një mot të dobët.

Ndotja në Prishtinë konsiderohet se vjen nga automjetet, termocentralet në Obiliq dhe ngrohja e familjeve me dru e qymyr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat