59 raste aktive me Coronavirus në Prishtinë

Prishtina

59 raste aktive me Coronavirus në Prishtinë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Prishtina është e para për nga numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Prishtinë janë 59 raste, pasuar nga Ferizaj që ka 49, Gjilani 23, Prizreni 21, Klina 19, Kaçaniku 15, Malisheva 14, Drenasi 14, Vushtrria 13, Peja 12, Suhareka 11, Lipjani 10, Mitrovica 8 e të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste pozitive me koronavirus dhe 10 persona të shëruar.

Janë kryer 1.424 testime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat