Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës, ja për çfarë zotohet

Prishtina

Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës, ja për çfarë zotohet

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 07:36
Përparim Rama

(E plotësuar 12:33) - Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancën inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj.

Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se si udhëheqës i kryeqytetit do t’i kryejë të gjitha detyrat me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme. Ai tha se nën qeverisjen e tij, Prishtina do të bëhet qytet praktik dhe i lehtë.

Rama: Prishtina me punë dhe përkushtim mund të bëhet vërtet qytet praktik

“Prishtina me punë dhe përkushtim mund të bëhet vërtet qytet praktik dhe i lehtë në përfitim të drejtpërdrejtë të qytetarëve. Guximin me ia dashtë të mirën vendit tonë le të mos ndalet këtu. Ajo çka na bashkoi gjatë fushatës, sinergjia për me dashtë njëri-tjetrin, për me ëndërruar të bukurën dhe shpresuar për një të ardhme më të mirë është forca që na duhen në vazhdim forca e unitetit, forca e sinqeritetit, forca e bashkimit. Jam i vetëdijshëm që sfidat do të jenë të shumta, por v vullneti për të bërë shumë punë e për t’i bërë mbarë dhe guximi për ta bërë realitet vizionin për Prishtinën gjithëpërfshirëse është shumëfish më i fortë se çdo sfidë. Është dëshira e të gjithëve. Besimi juaj, shpresa juaj, dashuria që keni për njëri-tjetrin e për të përbashkëtën tonë më mbushë me energji të pafund”, tha ai.

Rama i bëri ftesë të gjitha partive politike që t’i bashkëngjiten në qeverisjen e tij, pasi tha se do të punojë pa dallime për Prishtinën e gjelbër dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Rama: Për Prishtinën i mirëpres të gjithë, pa dallime politike

“Nga sot, ne u përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, prindërve, moshuarve, sportistëve, artistëve dhe vend plotë gjallëri dhe mundësi për të rinjtë. Do të jetë qytet i zhvilluar ekonomikisht, qytet i gjelbër, i mençur me trafik të komunikueshëm dhe i digjitalizuar. Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës do të bashkëpunoj me secilin prej jush për të mirën e kryeqytetit. Për Prishtinën i mirëpres të gjithë, pa dallime për të çuar përpara projekte që na përmirësojnë jetën e të gjithëve. Gjithashtu, nga këtu i bëj ftesë shoqërisë civile dhe të gjitha partive politike që të na bashkëngjiten në qeverisjen tonë, për Prishtinën tonë”, theksoi ai.

Nga 51 këshilltarë komunalë që ka asambleja në Prishtinë, tre munguan të japin betimin, në mesin e tyre edhe dy kandidatët për kryetarë në zgjedhjet lokale, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia dhe ai nga AAK-ja, Daut Haradinaj.

Në betimin e tyre, 17 këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje u betuan para flamurit kombëtar të vendosur mbi tavolinat e tyre.

Ahmeti ia dorëzon detyrën Ramës: Flej sonte se të presin punë, telefonin e kam qel me të ndihmuar

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryetarit të ardhshëm Përparim Rama.

Ahmeti me këtë rast e ka këshilluar Ramën që të flejë sonte ngase për katër vjet e presin shumë punë.

Madje ai i ka premtuar se telefonin çdo herë do ta mbajë të hapur sa herë që ai ka nevojë për ndihmë.

Image
Përparim Rama dhe Shpend Ahmeti

“Flejë sonte sepse tash 4 vjet pak gjumë do të keni. Sukses në punë”.

“Unë nuk të përzihem në punë, por telefonin qel e kam me të ndihmuar”.

Ish-kryetari Ahmeti tha se pret që Rama të bëjë më shumë punë se qeverisja e kaluar.

“Ato problemet më të mëdha që ka Prishtina nuk janë urgjencë e parë. Duhet me nënshkruar 20 dokumente që kur të hyn në zyrë”.

“Sa më shumë njerëz në asamble. Nevojitet gjithmonë shumicë. Besoj se ju mund të bëni më shumë se ne. Sa më shumë të jeni të hapur aq më mirë”.

Kryetari i ardhshëm, Përparim Rama ka thënë se Prishtina është qytet i karakterit unik.

Ai tha se do t’ia dalin 4 vjet duke shpresuar se do të qeveris edhe katër vjet të tjera.

“Mendoj që fokusi jonë do të jetë përbashkimi i të gjithëve në të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.

“Ne e kemi kaosin urban dhe duhet ta luftojmë së bashku. E di që në aspektin e financave si sfida më e madhe nuk kemi sfida. Nuk kam dyshim që do t’ia dalim 4 vjet e poashtu edhe 8 vjet”.

Rama tha në aspektin e koalicionit jemi të hapur për bashkëqeverisje me secilën parti.

“Koalicioni i gjerë është për të mirë të qytetarit të Prishtinës. Sa i përket kush kënd do ta ftojë Erionin prej Tiranës”.

***

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama në një ceremoni solemne ka bërë betimin.

Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit.

Ai para të pranishmëve, u zotua për qeverisje të denjë për të gjithë qytetarët.

Image
Përparim Rama

“Unë betohem se do t’i kryej detyrat me nder besnikëri në mënyrë të paanshme që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Sot është ditë e veçantë për të gjithë banorët e Prishtinës. Prej sot zëri i tyre nuk është moto e fushatës, por zotim imi dhe i ekipit tim”.

“Po iu drejtohem në këtë seancë pasi dhashë betimin si kryetar ri komunës. Besimi që më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam i vetëdijshëm që kjo detyrë është obligim serioz dhe sfidë e madhe me punë të ndershme”.

“Ndjehem mirënjohës ndaj qytetarëve. Jam i vetëdijshëm se sfidat do të jenë të shumta por vullneti dhe guximi për ta bërë realitet vizionin për Prishtinën është shumëfish më i fortë se çdo sfidë. Besimi juaj më mbush me energji të pafund. Nga sot u përvishemi punës. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, i prindërve i të moshuarve i sportistëve”.

“Qytet i gjelbër, i mençur me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar. Si kryetar do të bashkëpunojë me secilin asamblist për të mirën e Prishtinës për të quar përpara projektet që na përmirësojnë jetën e të gjithëve. I bëjë ftesë shoqërisë civile dhe partive politike që të na bashkëngjiten në qeverisjen tonë për Prishtinën tonë. Misioni i ekipit është të jemi në shërbim të qytetarëve”.

Pa betimi ai morri përqafime të ngrohta e buqeta lulesh nga familja e tij.

Në këtë seancë prej 51 asamblistëve prezentë ishin 48 prej tyre. Aty ka munguar Arben Vitia e Yll Limani, ndërsa Daut Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar.

Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29.17 për qind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42.54 për qind të votave.

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.

Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50.98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49.02 për qind.

***

Përparim Rama ka dhënë betimin si kryetar i kryeqytetit, para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Express

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar”, ka deklaruar kryetari Rama.

Image
Përparim Rama

“Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka thënë Rama.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

***

Ka nisur ceremonia inauguruese e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës.

Sot Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës 

Sot do të mbahet ceremonia inauguruese e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës.

Kryetari i zgjedhur, Përparim Rama sot do të marrë edhe zyrtarisht detyrën e të parit të komunës.

Në këtë ceremoni do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të kuvendit komunal.

Ceremonia do të mbahet te salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat