Vetëm 6 nxënës pranuan të vaksinohen në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”

Prishtina

Vetëm 6 nxënës pranuan të vaksinohen në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 23:45
Shkolla “Shtjefën Gjeçovi”

Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna ka bërë thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Dy javë më parë kishin krijuar radhë të gjata në korridor.

Krejt këta nxënës të shkollës “Xhevdet Doda” prisnin që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Por, interesim të njëjtë nuk po ka nëpër shkollat e tjera.

Gjatë së premtes ishte dita e fundit kur shkolla “Shtjefën Gjeçovi” kishte caktuar afatin për prindërit që të japin një deklaratë të pëlqimit për vaksinim.

E nga 1000 nxënës sa ka kjo shkollë, vetëm gjashtë prindër të tyre kanë pranuar që t’i imunizojnë fëmijët, përmes ekipeve mobile.

Drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla ka treguar që ka mbajtur një mbledhje me Këshillin e Prindërve.

Këtu u konfirmua se të njëjtit po hezitojnë që t’i vaksinojnë fëmijët.

Krahas kësaj, ai tregon që janë rreth 100 nxënës, të cilët nëpër qendra të vaksinimit, janë imunizuar më parë.

Interesim i ultë për vaksinim përmes ekipeve mobile vërehet edhe nëpër shkolla të tjera.

Gjatë javës së kaluar, në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”, u vaksinuan vetëm 30 nxënës.

Se ka hezitim për vaksinim të nxënësve, konfirmuan edhe nga komuna të tjera.

Gjatë së premtes, e pyetur nga televizioni T7 për mbarëvajtjen e këtij procesi, zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna ka bërë një thirrje për prindërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat