Termokosi: Do ta heqë nga faturimi ditën e sotme

Prishtina

Termokosi: Do ta heqë nga faturimi ditën e sotme

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:06
Ilustrim

Ndërmarrja publike Termokos ka konfirmuar se për shkak të ndërprerjes së ngrohjes, nuk do ta përfshijë atë në faturën e muajit dhjetor.

Afërdita Uka, zëdhënëse për media në Termokos, konfirmoi nuk do të ketë faturime për ditën e sotme.

Termokosi sot ndërpreu ngrohjen duke thënë se kjo po ndodh për shkak të pamundësisë të furnizimit me avull nga KEK-u. Nga KEK-u më vonë kanë deklaruar se kjo do të rregullohet të enjten.

Termokosi ka thënë se është i gatshëm që nëse s’rregullohet nga KEK-u, nga e enjtja të aktivizojë mazutin për ngrohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat