Përparim Rama largon shitësit ambulant nga sheshi i Prishtinës

Prishtina

Përparim Rama largon shitësit ambulant nga sheshi i Prishtinës

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 20:37
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot inspektorët kanë larguar shitësit ambulant që veprojnë pa leje në Sheshin “Nënë Tereza”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk mund të lejohen shitje ilegale të produkteve nëpër sheshe, të cilat mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e njerëzve.

“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga Sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë aty pa leje, ilegalisht!

Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, shkruan Rama,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat