Komuna e Prishtinës vendos orar të ri për vaksinim

Prishtina

Komuna e Prishtinës vendos orar të ri për vaksinim

Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:36
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për zgjatje të orarit të vaksinimit kundër COVID-19 gjatë ditëve të punës.

Orari i ri do të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe do të hyjë në fuqi nga nesër.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, se për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët e Komunës sonë për vaksinim në mbrojtje nga Covid-19, Drejtoria e Shëndetësisë në koordinim me komitetin për vaksinim dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë z. Bardiqi morën vendim që të zgjatet orari i punës në QMF 7 në Kalabri nga orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) në orar te zgjatur prej 12 orësh (07:00-19:00) nga dita e Hënë deri të Premten, ndërsa në fundjavë (e Shtunë dhe e Diele) orari do të jetë prej orës 07:00 – 15:00.

Vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, me datë 12.01.2022”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat