Lajmi i Fundit: Merret vendimi, nesër kthehen vetëm gjysma e nxënësve në shkollën

Prishtina

Lajmi i Fundit: Merret vendimi, nesër kthehen vetëm gjysma e nxënësve në shkollën

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Për nesër është marrë vendimi që në shkollën 'Ismail Qemali' të rikthehen në shkollë nxënësit e paraditës prej klasës I deri në klasën V,.

Vendimin e ka marrë Task Forca e shkollës pas mbledhjes së mbajtur.

Derisa sipas njoftimit, cikli i lartë prej klasës VI- deri në të IX, pritet të kthehen të hënën me 31 janar.

"Në takimin e radhës të Task Forcës së shkollës, të  mbajtur sot më, datë 26.01.2022 u diskutua për situatën e krijuar me pandeminë COVID-19, ku nga drejtoresha e shkollës u raportua për numrin total të rasteve aktive ne shkollën tonë.
Të gjitha këto raste janë evidentuar që nga data 14. 01. 2022 kur shkolla dhe kaloi në skenarin C (zhvillimin e procesit mësimor online).

U diskutua për situatën aktuale me rastet aktive dhe bazuar në numrin e raportuar tek cikli I ulët (klasat I, II, III, IV dhe V-të) është vendosur që procesi mësimor nga data 27. 01. 2022, e enjte të fillojë të realizohet në shkollë me prezencë fizike me Skenarin A (në grupe). 
Sa i përket ciklit të lartë (klasat VI, VII, VIII dhe IX-të) mësimi me Skenarin A (në grupe) do të fillojë të hënën më datë 31. 01. 2022.

Procesi mësimor me Skenarin A  do të zhvillohet deri në momentin që do të fillojë të ulet numri i rasteve me COVID -19 si në radhët e nxënësve po ashtu dhe të mësimdhënësve.
Situata është duke u përcjellur nga grupi i Task Forcës së shkollës në bashkëpunim të ngushtë me mësimdhënësit dhe prindërit, duke raportuar në baza ditore për gjendjen.
Me respekt!
Task Forca e shkollës
#mbani maskën!
#dezinfektoni duart!
#mbani distncen!
#mbani higjienën personale!",
thuhet mes tjerash në njoftimin e Task Forcës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat