Mbyllen tri çerdhe në kryeqytet

Prishtina

Mbyllen tri çerdhe në kryeqytet

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:35
Ilustrim

Për shkak të shtimi të numrit të rasteve me COVID-19 në Prishtinë janë mbyllur edhe tri institucione parashkollore. Njëra ndër to është edhe çerdhja “Dielli” në Bregun e Diellit. Drejtoresha Lumturie Gashi tha se të infektuar janë nga stafi si dhe fëmijë.

“Tri edukatore kanë rezultuar pozitive dhe janë 11 fëmijë të infektuar”, u shpreh Gashi që konfirmoi se menjëherë objekti i institucionit që drejton është dezinfektuar

Nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinë kanë konfirmuar se të mbyllura janë edhe institucionet parashkollore “Xixëllonja” dhe “Gëzimi ynë”. Po ashtu të mbyllura janë edhe 25 institucione edukativo-arsimore dhe aftësuese të cilat kanë kaluar në skenarin C apo mësim online.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK nëse 5% e rasteve konfirmohen pozitiv atëherë ato klasa apo institucione parashkollore duhet të mbyllen.

Mbyllja e institucioneve parashkollore po i shkakton vështirësi më së shumti prindërve në raporte pune që detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera për kujdesin e fëmijës së tyre gjatë kohës që janë në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat