Hapet një qendër e re në Prishtinë për teste të shpejta ndaj COVID-19

Prishtina

Hapet një qendër e re në Prishtinë për teste të shpejta ndaj COVID-19

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:31
Qendra për testim për COVID-19

Nesër në Prishtinë do të hapet edhe një qendër e re për kryerjen e testeve të shpejta antigjene për Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi.

“Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në ‘Xhemajl Ibishi’ do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ky vendim u mor për të ulur numrin e pritjeve tek AMF te Qendra e Studentëve.

“Ky vendim është marrë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në AMF – qendra studentore te menza”, shtoi tutje Gashi

Qendra e re do punojë shtatë ditë të javës nga 08:00 deri në 16:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat