Sot hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë

Prishtina

Sot hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 08:05
Ilustrim

Sot do të hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë.

Qendra e Mjekësisë Familjare nr.4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” është qendra e cila nga sot do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19.

Shërbimi do të ofrohet cdo ditë duke filluar ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke filluar nga nesër, me datë 29.01.2022, do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Ky vendim është marr me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në Amf - Qendra Studentore te menza. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën ‘Xhemajl Ibishi’ do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat