Mbeturina në trotuarin e rrugës “Adrian Krasniqi”, pranë hyrjes së shkollës

Prishtina

Mbeturina në trotuarin e rrugës “Adrian Krasniqi”, pranë hyrjes së shkollës

Më: 29 janar 2022 Në ora: 17:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën “Adrian Krasniqi” në kryeqytet në një pjesë të saj kalimi për këmbësorët është i pamundur, kjo për shkak të mbeturinave që kanë përfunduar në trotuar.

Banorët përreth janë të mllefosur që për gjendjen fajësojnë personat e papërgjegjshëm.

Gjendjen e bën edhe më dramatike fakti se pikërisht në këtë vend është edhe hyrja e shkollës “Naim Frashëri” në të cilën nxënësit duhet të kalojnë për të hyrë edhe në institucionin ku ndjekin mësimet.

Në këtë rrugë janë duke vazhduar punimet për rinovimin e lokaleve afariste që janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Banesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat