​Përparim Rama takohet me përfaqësuesit e tregut me shumicë

Prishtina

​Përparim Rama takohet me përfaqësuesit e tregut me shumicë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:46
Pamje nga takimi i tyre

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka takuar sot përfaqësuesit e tregut me shumicë, me të cilët ka biseduar mbi shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se tregu me shumicë, duke qenë burim i të ardhurave për shumë familje dhe pikë konvergjuese për blerës nga shumë komuna të Kosovës, është me rëndësi të madhe.

Ai tha se ky kërkon kujdes të shtuar.

“Si fillim, u pajtuam të kujdesemi për menaxhim më të mirë të mbeturinave të tregut dhe për rregullimin e rrugës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat