​Rama takon Çekun: Kultura dhe sporti kërkojnë bashkërendim me nivelin qendror

Prishtina

​Rama takon Çekun: Kultura dhe sporti kërkojnë bashkërendim me nivelin qendror

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 17:33
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka takuar sot ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.

Rama bisedoi me Çekun për bashkërendimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive për nevojat e kryeqytetit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit kanë shpalosur ide për projektet që pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë.

“Kultura dhe sporti, si dy sfera mjaft vibrante, natyrisht se kërkojnë bashkërendim frekuencash të nivelit qendror me atë lokal për të plotësuar nevojat e qytetit”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat