QKMF 11 në Prishtinë zgjatë orarin e punës për trajtimin e pacientëve kronikë

Prishtina

QKMF 11 në Prishtinë zgjatë orarin e punës për trajtimin e pacientëve kronikë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare 11, nga sot do të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike, ku do të punohet shtatë ditë të javës.

Komuna e Prishtinës njofton se shërbimi për pacientë do të ofrohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç’rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot, më datë 01.03.2022, ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QMF 11.

Gjithashtu, ju njoftojmë që Kryetari Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku, me rastin e ofrimit të këtij shërbimi do ta vizitojnë QKMF 11 (rr. Abdyl Frashëri, lagjja e Muhaxherëve) sot, duke filluar nga ora 13:15, për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat