Mbyllet një qendër e testimit për Koronavirus në Prishtinë

Prishtina

Mbyllet një qendër e testimit për Koronavirus në Prishtinë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:10
Qendra e Mjekësisë Familjare IV, në “Xhemajl Ibish”, në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka vendosur se në Qendrën e Mjekësisë Familjare IV, në “Xhemajl Ibish”, në Prishtinë nuk do të kryhen më teste të shpejta antigjene.

Kjo për shkak të rënies së numrit të kërkesave nga qytetarët për vaksinim.

“Meqenëse ka rënë numri i kërkesës së qytetarëve që kërkojnë shërbimin e testimit me teste të shpejta antigjenike, tani e tutje ky shërbim nuk do të ofrohet më në QMF IV.  Gjithsesi, testimi do të vazhdojë edhe më tutje për të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, në  AMF – Qendra e Studentëve, me orar të njejtë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim.

Kjo qendër e testimit ishte hapur me 29 janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat