Largohen pengesat brenda rrethrrotullimit në Arbëri

Prishtina

Largohen pengesat brenda rrethrrotullimit në Arbëri

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:28
Arbëri

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se kanë filluar largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri.

Tutje, Xhaferi ka bërë të ditur se do të largohen pengesat edhe brenda rrethrrotullimit te ‘Rruga B’, që lidhet me rrugën ‘Muharrem Fejza’.

“Sot filluam largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri, e njëjta do të ndodhë edhe për pengesat brenda rrethrrotullimit tek ‘Rruga B’, që lidhet me rrugën ‘Muharrem Fejza’. Kemi marrë shumë ankesa për këto, madje ishte edhe vendimi i parë i Task-Forcës për komunikacion për largimin e tyre”, ka thënë Xhaferi.

“Do të vazhdojmë edhe me shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat