Rama sqaron pse anuloi vendimin për Planin Rregullues për lagjen “Kalabria”

Prishtina

Rama sqaron pse anuloi vendimin për Planin Rregullues për lagjen “Kalabria”

Më: 18 mars 2022 Në ora: 20:30
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka sqaruar se pse ka anuluar vendimin e Planit Rregullues për lagjen “Kalabria”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se anulimi i Vendimit për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Lagjen “Kalabria”’, ka ardhur si rezultat i obligimit ligjor nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Prishtinës, e ndjej të nevojshme të sqaroj se Anulimi i Vendimit për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Lagjen ‘KALABRIA’ vjen si rezultat i vlerësimit negativ të ligjshmërisë së PRRH-së nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bazë të të cilit Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal na obligon ligjërisht për zbatimin e këtij procesi”, ka shkruar Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat