​VV dërgon në Polici dhe kërkon hetim për një aktivitet ekonomik të Komunës së Prishtinës

Prishtina

​VV dërgon në Polici dhe kërkon hetim për një aktivitet ekonomik të Komunës së Prishtinës

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:35
Komuna e Prishtinës

Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka njoftuar se sot kanë paraqitur para organeve kompetente të Policisë së Kosovës, sektori i Krimeve Ekonomike, kërkesën për inicim të hetimeve në lidhje me një aktivitet ekonomik të zhvilluar nga Komuna e Prishtinës në muajt e fundit të vitit të kaluar.

Sipas një njoftimit të VV-së, bëhet fjalë për rastin “Thirrje për aplikim për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taksi të udhëtarëve me vetura elektrike” në Komunë të Prishtinës.

“Sipas informacioneve të siguruara nga qasja në dokumentet zyrtare dyshohet se që nga thirrja për aplikim e shpallur me datë 2 nëntor 2021 e deri në përfundim të procesit janë bërë anashkalime, shkelje të procedurave, keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar në Komunën e Prishtinës dhe për më tepër dyshohet se janë kryer veprime inkriminuese të cilat kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Duke shpresuar dhe besuar në profesionalizmin dhe përkushtimin e organeve kompetente kërkojmë veprime konkrete e të menjëhershme për hetimin dhe sqarimin e të gjitha dyshimeve të ngritura”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat