QMF-së në Veternik i duhen edhe 60 mijë euro për t’u kryer

Prishtina

QMF-së në Veternik i duhen edhe 60 mijë euro për t’u kryer

Më: 26 mars 2022 Në ora: 19:13
QMF-së në Veternik

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Veternik që ka filluar së ndërtuari në korrik të vitit 2021, punimet janë ndërprerë tash e disa muaj.

Ani pse ishte planifikuar që si ndërtim të përfundojë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërtesa është akoma vetëm në blloka.

Inxhinierët e komunës kanë vërejtur se punët nuk po shkojnë si duhet dhe kanë ndalur punimet.

Shkak u bënë dritaret që do të vendoseshin, e që nuk po i gjenin sikur po i kërkonin.

Kontrata e nënshkruar në mars të 2021-ës, kap vlerën e 616 mijë eurove.

E tani kur kanë dalë probleme për t’i vendosur dritaret sipas standardeve, komunës iu desh të shtojë edhe 60 mijë euro të tjera.

Kontrata për blerjen e tyre është nënshkruar, por drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, nuk dha ndonjë datë se kur do të finalizohet si projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat