​Brigada e Zjarrfikësve sot ka pasur 30 thirrje për zjarre në rajonin e Prishtinës

Prishtina

​Brigada e Zjarrfikësve sot ka pasur 30 thirrje për zjarre në rajonin e Prishtinës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Brigada e Zjarrfikësve e Prishtinës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme ka pasur 30 thirrje për shuarjen e zjarreve të ndryshme.

Ramadan Breznica nga Brigada e Zjarrfikësve Prishtinë, ka thënë për KP se vetëm në Mat të Prishtinës kanë qenë tri zjarre, kryesisht barishte në male, teksa për një zjarr është raportuar edhe në Grashticë.

Ai ka thënë se gjatë ditës kanë pasur 30 thirrje për zjarre të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

“Bëhet fjalë kryesisht për ndezje të barishteve të thata, pastrime të oborreve”, u shpreh Breznica. 

Në të gjitha këto raste nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat