Cilësia e ajrit në Prishtinë e pashëndetshme për grupet e ndjeshme

Prishtina

Cilësia e ajrit në Prishtinë e pashëndetshme për grupet e ndjeshme

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Cilësia e ajrit në Prishtinë, në mesditën e kësaj të marte, është e pashëndetshme për grupet e ndjeshme, është bërë e ditur nga Monitoruesi i cilësisë së ajrit, nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Sipas tyre, indkesi i cilësisë së ajrit nga ora 12.00 e ditës së sotme, qëndroi në vlerën 103.

Cilësi e njëjtë shqetësuese e ajrit ishte edhe nga mëngjesi me vlerë indeksi 104 dhe 109.

Ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Matësit do të mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe nga këto do të nxirren vlerat mesatare dhe do të freskohen për çdo orë në web-faqe, dhe do të shfytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500 e cila do të publikohet në web-faqën AIRnow.

Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës. Për ta kuptuar më lehtë, AQI ndahet në gjashtë kategori:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat