Përparim Rama viziton njërën nga 18 pikat ushqyese për qentë endacakë

Prishtina

Përparim Rama viziton njërën nga 18 pikat ushqyese për qentë endacakë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 17:59
Përparim Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, ka vizituar njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet.

Rama tha se janë të përkushtuar për implementimin e një strategjie efikase për qentë në të mirë të qytetarëve.

“Jemi të përkushtuar për implementimin e një strategjie efikase në të mirë të qytetarëve, njëkohësisht duke aplikuar praktika humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së katërputroshëve”, ka shkruar Rama.

Tutje, i pari i kryeqytetit tha se këto pika, janë të vendosura me qëllim për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat