Pacolli i reagon Ramës që tha se “Prishtina është lëmsh”

Prishtina

Pacolli i reagon Ramës që tha se “Prishtina është lëmsh”

Më: 6 prill 2022 Në ora: 20:14
Selim Pacolli dhe Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin debatues “Pressing”, ku ka folur për qeverisjen e deritanishme, pas fitores në zgjedhjet lokale të nëntorit në vitin e kaluar.

Rama, i cili deri tani është kritikuar për një fillim të ngathët në qeverisje, ka folur për planet e tij në sektorë të ndryshëm për transformimin e kryeqytetit.

Pas emisionit, një reagim ndaj tij ka ardhur edhe nga ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ndaj deklaratës së tij të dhënë ku thotë që që nuk e ka ditur që “Prishtina është lëmsh”.

Në mënyrë ironike, Pacolli ka kërkuar nga Rama që të bëjë “gajret”.

“Gajret he burr, hala pa ja nisë t’paska hup lamshi, ruje bile vegzen!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat