Sot dhe të shtunën mbyllet për qarkullimin rruga “Muharrem Fejza”

Prishtina

Sot dhe të shtunën mbyllet për qarkullimin rruga “Muharrem Fejza”

Më: 8 prill 2022 Në ora: 08:19
Ilustrim

Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet për qarkullim të premten dhe të shtunën.

Sipas drejtorisë, arsyeja e mbylljes është se do të asfaltohet shtresa e parë nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica”

“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen e Spitalit.

Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat