Komuna e Prishtinës ndryshon kahet te rrethi në hyrjen veriore

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndryshon kahet te rrethi në hyrjen veriore

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka vendosur që nga e premtja, rruga “Hekurudhat” dhe ajo “Magjistrale M2” te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës të bëhet dykahëshe.

Testimin njëjavor të një hyrjeje të re në kryeqytet, që e paralajmëruan të enjten, dolën ta monitorojnë komunarët.

Nënkryetari, Alban Zogaj, thotë se vendimi është marrë në bashkëpunim me policinë, që u panë këtu të premten.

Zogaj tregon se është krijuar një grup punues që po merret me problematikat e komunikacionit në Prishtinë.

“Prej tash e tutje, sidomos në pjesët ku ka pasur probleme të mëdha ose ku kanë qenë fytet e ngushta, do t’i lirojmë gradualisht,” tha Zogaj.

E nëse rezulton i suksesshëm, testimi do të bëhet vendim.

Këtë e mirëpresin vozitësit.

Brenda dy ditësh parashihet të përfundohet shenjëzimi në rrugë.

Nga komuna paralajmëruan se së shpejti disa rrugë në kryeqytet mund të kthehen në njëkahëshe, në mënyrë që të lirohet komunikacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat