Testimi i Unazës njëkahëshe përfundon në orën 17:00

Prishtina

Testimi i Unazës njëkahëshe përfundon në orën 17:00

Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.

Kështu ka bërë Komuna e Prishtinë, në një njoftim në rrjetin social Facebook, përmes së cilit falënderoi qytetarët për durimin dhe ndihmën.

“Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00. Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do t’i analizojnë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat