Mbi 200 vetura të “braktisura” në Prishtinë, veç vitin e kaluar

Prishtina

Mbi 200 vetura të “braktisura” në Prishtinë, veç vitin e kaluar

Më: 30 prill 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Nuk ka lagje në kryeqytet që nuk e ka një makinë të braktisur të parkuar.

Të tilla mund të gjesh në “Breg të Diellit” , lagjen “Dodona” , “Tophane”, lagjen “Qafa” e shumë e shumë të tjera.

Pronarët e automjeteve të cilët nuk dihet se kush janë, për vite të tëra i kanë parkuar këto vetura dhe nuk i kanë lëvizur fare.

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka konfiskuar 200 të tilla bashkë me Policinë e Kosovës, derisa këtë vit, do të bëjnë një skenim dhe do të shohin se sa të tilla janë.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se kanë filluar largimin e tyre qysh prej vitit të kaluar.

Aksionet për largimin e tyre, do të merren nga inspektorët e komunës së bashku me Policinë e Kosovës.

Derisa në vitin 2019, nga Komuna e Prishtinës,  patën deklaruar se janë 1,500 vetura që nuk përdoren dhe që kanë zënë hapësirat publike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat