Drejtoresha e shkollës: Nxënësit që dyshohet se u helmuan në Mitrovicë po kthehen në shtëpi

Prishtina

Drejtoresha e shkollës: Nxënësit që dyshohet se u helmuan në Mitrovicë po kthehen në shtëpi

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:49
Xhevrie Osmani

Drejtoresha e shkollës së fshatit Besi të Prishtinës, Xhevrie Osmani, thotë se nxënësit që dyshohet se u helmuan në Mitrovicë, po kthehen në shtëpi.

Osmani, në Edicionin Special tha se pasi janë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe ligjore, të njëjtit po kthehen te prindërit.

“Sot, shkolla jonë ka pasur vizitë me karakter mësimi në muzeun e kristaleve në Mitrovicë. Sa për t’i gëzuar fëmijët pak i kemi dërguar për t’i ushqyer në njërin prej restoranteve këtu në Mitrovicë te liqeni dhe pastaj kanë filluar simptomat tek 10 fëmijë”.

“Dy mësimdhënëse, si pasojë e shqetësimit, kanë marrë tretman mjekësor. Prindërit janë të njoftuar për gjendjen dhe janë duke pritur t’i kthejmë fëmijët në shtëpi. Tre prindër kanë ardhur deri këtu, ndërsa unë kam komunikuar me të gjithë prindërit”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat