​Komuna e Prishtinës me kampanjë vetëdijësuese për fëmijët që kërkojnë lëmoshë

Prishtina

​Komuna e Prishtinës me kampanjë vetëdijësuese për fëmijët që kërkojnë lëmoshë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të fushatës vetëdijësuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge ka organizuar kampanjën “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”.

Kjo iniciativë u tha se vjen me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se asnjë fëmijë nuk meriton të mbetet në rrugë.

Ai shtoi se omuna e Prishtinës në bashkëpunim me drejtorin e mirëqenies sociale, ka organizuar bazat ditore ku do të vendosen këta fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat