​Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar

Prishtina

​Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 10:36
Komuna e Prishtinës

Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e goditjes nga një dru, Komuna ka ndërmarrë disa veprime për të parandaluar rreziqe të tjera.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet sot kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës. Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugët ‘Abedin Rexha’ dhe në ‘Parkun e Qytetit’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur po ashtu se Komuna planifikon që njëjtë të veprojë edhe në Taukbahqe, në rrugët "Simon Shiroka" në qendër të qytetit dhe "Jonuz Zejnullahu", si dhe në vende të tjera ku mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat