Përparim Rama fajëson qeverinë për anulimin e Festivalit Sunny Hill

Prishtina

Përparim Rama fajëson qeverinë për anulimin e Festivalit Sunny Hill

Nga: M.L. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:27
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama konsideron se vendimi për anulimin e Festivalit Sunny Hill u shkaktua nga zvarritjet e Qeverisë.

Kjo sipas tij do t`u shkaktojë dëm Prishtinës në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm.

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz, Sunny Hill, sivjet, nuk do të mbahet në Prishtinë.

Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t'i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm.

Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën”, ka thënë kryetari Rama.

Ai ka thënë se Qeveria ka zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, duke bërë përpjekje për ndërhyrje në kompetencat e kuvendit komunal.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, u shpreh ai.

Në fund Rama potencoi se presin që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t'i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat