Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas festivali “Sunny Hill” këtë herë nuk do të mbahet në kryeqytet.
Në reagimin e tij duket se ai ka mirëpritur tërheqjen e Festivalit Sunny Hill nga kërkesa për pronë për 99 vjet, pasi që komuna e Prishtinës pati ndarë një pronë në Bërnicë për organizimin e festivalit, njofton Klankosova.tv.
“Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë. Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se Vetëvendosje në komunën e Prishtinës ishte kundër që t’i jepet prona komunale këtij festivali.