Zbulohen disa nga rregullat për qarkullimin e trotinetëve në Prishtinë

Prishtina

Zbulohen disa nga rregullat për qarkullimin e trotinetëve në Prishtinë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 17:55
Ilustrim

Me rritjen e numrit të përdoruesve të trotineteve elektrik, është shfaqur edhe nevoja për vendosjen e rregullave të qarkullimit të tyre.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se së shpejti kjo çështje do të rregullohet me ligj.

Nënkryetari Alban Zogaj ka prezantuar disa nga rregullat për qarkullimin e për E-Scooters:

Mjetet elektrike me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës.

-Fuqi maksimale 500W

-Shpejtësia maksimale 25km/h

-Mosha 15+

-Ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat