Nënkryetari i Prishtinës demanton Muratin: Sa është punësimi real z. Ministër?

Prishtina

Nënkryetari i Prishtinës demanton Muratin: Sa është punësimi real z. Ministër?

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:32
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka demantuar të dhënat e prezantuara nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me numrin e të punësuarve në Kosovë.

Në një postim në Tëitter, Murati shkroi se sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Kosovës, në maj të vitit 2019 kanë qenë mbi 318 mijë të punësuar aktivë. Ndërsa, sipas tij, në vitin 2022 ky numër është rritur për mbi 60 mijë.

“Të punësuarit aktivë sipas të dhënave zyrtare nga ATK: Maj 2019: 318,610 të punësuar – Maj 2022: 382,861 të punësuar”, shkroi ministri.

Por, sipas nënkryetarit Zogaj këto të dhëna nuk janë reale. Në replikën e tij ai ka shkruar se “këta janë të gjithë punëtorë të regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë”.

Ndaj, ka pyetur ministrin se sa është numri i vërtetë i të punësuarve.

“Sa është punësimi real Z. Ministër? Sa vende të reja pune janë hapur në vitin 2021? “, pyeti Zogaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat