Ndotet shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

Prishtina

Ndotet shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 10:21
Shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

Statuja e njërit prej figurave kryesore që çuan në çlirimin e Kosovës nga Serbia, ajo e  ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, e cila është vendosur në Prishtinë ka përfunduar në gjendje të mjerueshme si shkak i mirëmbajtjes jo të duhur.

Siç shihet në fotografi, shtatorja e ish presidentit amerikan duket e ndotur.

Fotografitë e shtatores së Clintonit, janë shpërndarë nga “Vrojtuesit e Lagjes”, përmes një postimi në Facebook.

Image
Shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

“Të lutem na fal Bill Klinton, se ne nuk jemi në gjendje ta mirëmbajmë një statujë tënde, ndërsa ti ishe në gjendje që me tërë potencialin diplomatik dhe ushtarak të na ndihmosh në ditët më të vështira”, thuhet në postimin e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat