​Nesër disa lagje pa ujë në Prishtinë

Prishtina

​Nesër disa lagje pa ujë në Prishtinë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Kosovës për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër.

Kjo duke filluar nga ora 09:00-13:00 në disa zona në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona:

“Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat