Kujdes, kamerat në semaforët e Prishtinës jua matin shpejtësinë!

Prishtina

Kujdes, kamerat në semaforët e Prishtinës jua matin shpejtësinë!

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës do të vendosë pajisje në semaforë në udhëkryqet e kryeqytetit për të treguar shpejtësinë me të cilin ngasin makinat qytetarët.

Këto pajisje nuk janë radarë vetëm se, sipas drejtorit të shërbimeve publike, Ilirik Musliu, shërbejnë për të vetëdijesuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë ngasjes e të ulin shpejtësinë.

Por, gjatë muajve në vazhdim komuna do të vendosë taman kamera nëpër Prishtinë.

Ato do t’i shërbejnë policisë për verifikimin e aksidenteve e shpejtësinë e ngasësve e të tjera ngjarjeve të cilat do të ju duhen forcave të rendit e organeve tjera të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat