Gashi tregon për problemet me të cilat po ballafaqohen zjarrfikësit në Prishtinë

Prishtina

Gashi tregon për problemet me të cilat po ballafaqohen zjarrfikësit në Prishtinë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:46
Malë Gashi

Ushtruesi i detyrës së komandantit të zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka treguar për problemet që kanë zjarrfikësit, njëkohësisht kapacitetet që kanë si brigadë.

Gashi theksoi se sa i përket stafit, janë më keq se vitet e kaluara. Ndërsa, probleme kanë edhe me automjetet.

“Kapacitetet nuk kanë ndryshuar shumë. Sa i përket bile personelit ne jemi ende më keq se vjet edhe se çdo vit që po kalohet, jemi edhe më keq se vitet që i kemi lënë pas. Pra njerëzit kanë dalë në pension, vendet nuk janë plotësuar me punëtorë të rinj, me zjarrfikësat e rinj. Ndërsa sa i përket automjeteve, ato automjete janë të vjetra, çdo vjet edhe ato po vjetërsohen”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se po u duhet që vazhdimisht të investojnë në riparimin e automjeteve, për shkak të vjetërsisë së tyre.

“Kështu që po kemi shumë probleme edhe në mirëmbajtjen e tyre sepse dihet që në këto lloje të zjarreve fushore, malore, vendet ku u shkaktohen këto zjarre janë kodrinore, malore, vende nëpër ara…po shkaktojnë shumë probleme në mirëmbajtjen e tyre e që na duhet vazhdimisht që të investojmë në riparimin e tyre për t’i bërë sado pak funksional për të intervenuar dhe për ‘tu ballafaquar me këto lloje të zjarrit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat