Nga nesër deri më 8 gusht mbyllet për qarkullim rruga që çon në Gërmi, shkak “Sunny Hill”

Prishtina

Nga nesër deri më 8 gusht mbyllet për qarkullim rruga që çon në Gërmi, shkak “Sunny Hill”

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga për në Parkun e Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit.

Kjo pasi në atë hapësirë është planifikuar të mbahet festivali “Sunny Hill” dhe për shkak të numrit të madh të vizitorëve që parashihet t’i ketë ajo zonë.

“Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, nxjerrë vendimin :

Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00.

Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë)”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim thuhet se organizatorët në koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është e ndaluar qarkullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat