Ja rrugët që do të bllokohen gjatë festivalit “Sunny Hill”

Prishtina

Ja rrugët që do të bllokohen gjatë festivalit “Sunny Hill”

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, Policia e Kosovës bën të ditur se do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonën, thuhet në njoftim.

Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani).

Festivali do të mbahet nga data 04.08.2022 deri më 08.08.2022, në Prishtinë (Gërmi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat