15-vjeçari s’e priti aminin e “vjehrrit”, e merr “nusen” në 2 të natës

Prishtina

15-vjeçari s’e priti aminin e “vjehrrit”, e merr “nusen” në 2 të natës

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Shtëpinë e braktisi të mërkurën pas mesnate.

15-vjeçarja që po banonte në rrugën “Laura Shmani” në Arbëri të Prishtinës, u largua pa gjurmë, gjë që detyroi babanë e saj ta denoncojë në policinë zhdukjen e të bijës.

Komunikimi me të miturën që nga ajo kohë qe i pamundur, por familja ka dyshimet se ajo mund të gjendet në një lokacion në Prizren.

Babai i saj s`deshi të prononcohej për të mos i dëmtuar hetimet, ndërsa media mëson se ajo u largua me bashkëmoshatarin G.K nga Prizreni, me të cilin u njoftua në internet një muaj më parë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat