Gërdovci: Për herë të parë, Prishtina nisë ujitjen e tokave bujqësore

Prishtina

Gërdovci: Për herë të parë, Prishtina nisë ujitjen e tokave bujqësore

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 21:49
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, ka bërë të ditur se për herë të parë ka nisur subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Prishtinës, përmes Ibër Lepencit.

“Për herë të parë Drejtoria e Bujqësisë po bën subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Prishtinës, përmes Ibër Lepencit, po i mbulojmë të gjitha shpenzimet e ujitjes për fermerët tanë”, ka shkruar Gërdovci në faqen e tij në Facebook.

Për të parë nga afër realizimin e këtij projekti të drejtorisë që e udhëheqë, drejtori Plator Gërdovci tha se sot ishte në vizitë te fermeri Adil Leci në fshatin Prugovc, për të parë për së afërmi procesin e ujitjes së tokave, ku kultivohen kultura të shumëllojshme bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat